Sa gra u vranë sivjet në Kosovë?

Sa gra u vranë sivjet në Kosovë?

Ngjarja e 18-vjeçares nga Ferizaj që u vra të dielen tragjikisht nga dy të rinjë, ka ngjallur reagime të shumta në vend, shkruan Gazeta “Enigma”.

Gazeta “Enigma” u ka adresuar pyetje Policisë së Kosovës në lidhje me statistikat e përgjithshme të vrasjeve që nga fillimi i vitit 2021.

Nga muaji janar e deri në gusht të 2021 është kryer vetëm një vrasje, ndërsa dy vrasje të rënda duke e përfshirë edhe vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Vlen të theksohet se në statistikat e përgjithshme të vrasjeve numri është më i lartë.

Në përgjigjen e Policisë për Gazetën “Enigma” bëhet e ditur se që nga janari e deri në muajin gusht 2021, janë kryer 19 vrasje.

Shtatë prej tyre janë kategorizuar si “vrasje”, ndërsa 12 cilësohen si “vrasje të rënda”.

LEXO EDHE: Kërkohet të zbardhet vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaj, gjithçka që dihet deri më tani

Ndryshe, të dielën e 22 gushtit është vrarë 18-vjeçarja e cila është dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt nga Dardan Krivaqa, 29-vjeçar, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Vlen të theksohet se të dy menjëherë kanë ikur nga spitali, mirëpo personin me inicialet A.S Policia ka arritur ta arrestoj, ndërsa Dardan Krivaqa është ende në arrati./Gazeta Enigma/.

Related Articles