Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Bledar Muça në Lushnje.
Mësohet se autoritetet po punojnë në dy pista kryesor lidhur me shkakun pse mund të ketë ndodhur ekzekutimi.
Pista e parë është ajo e prishjes së mundshme të pazareve të drogës, ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e lidhjeve familjare të viktimës me Roland Shytin, anëtarin e grupit të “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Mësohet se ndaj Muçës është qëlluar 21 herë me breshëri kallashnikovi.