I dyshuar se ka ndihmuar në vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj A. S., pas pak pritet të dalë para gjykatësit në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.“Seanca ndaj të dyshuarit lidhur me vrasjen e ndodhur ditë më parë do të mbahet me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi.
Kallxo.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që çuan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçares M. O.“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D. K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.Dosja e prokurorisë për rastin e vrasjes ë 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua për dy ditë radhazi deri në vdekje.
Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A. S. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës duke kontribuar në vdekjen e 18 vjeçares.
Të dielën një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e spitalit të Ferizajt.Policia e Kosovës kishte njoftuar se ajo ishte dërguar në spitalin nga dy persona, të cilët u identifikuan pas disa orësh.Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ende është në arrati.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tha dje se shumë shpejt pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.Nga Prokuroria kanë deklaruar se dyshuari i arrestuar tashmë A. S., ka një aktakuzë aktive të vitit 2013 për tentim vrasje.