18-vjecarja M.O e cila u la pa shenja jete në spitalin e Ferizajt do të varroset sot në orën 13:00.
Familjarët kanë treguar se kanë arritur të marrin informacione për raportin e obduksionit, ku kanë thënë se aty është shfaqur se viktima kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital.
Ata edhe njëherë kane treguar se viktima ishte duke bashkëjetuar tash e dy muaj me Dardan Krivaqën i cili gjendet ende në arrati.
Nga Prokuroria e Ferizajt kanë thënë se ende nuk kanë pranuar raport te obduksionit në lidhje me shkaktarët që kanë çuar drejt vdekjes së 18-vjeçares.
M.O dyshohet se është vrarë nga D.K. me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari D.K. është ende në arrati.
Shiko edhe videon: