Liverpooli ka konfirmuar se ka rinovuar kontratën zyrtarisht me Andy Robetonin.
Mbrojtësi që është pjesë e rëndësishme e skuadrës së parë të The Reds, falë paraqitjeve të tij brilante, ka marrë marrëveshjen e re.
“Andy Robertson ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me Liverpool FC”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
????????, ????????????????, ????????????????… ????❤️
Great news, @andrewrobertso5 has signed a new long-term deal with the Reds ???? ????— Liverpool FC (@LFC) August 24, 2021
“Mbrojtësi i majtë përfundoi marrëveshjen në AXA Training Center të martën dhe foli për kënaqësinë e tij për ta bërë këtë”.
“Natyrisht kur filluan negociatat dhe dukej sikur e ardhmja ime do të ishte këtu më afatgjatë se sa ishte, atëherë unë mendoj se nuk është sekret që jam i lumtur në këtë klub”.
Is right, @andrewrobertso5 ???? pic.twitter.com/QTvoJEbICJ— Liverpool FC (@LFC) August 24, 2021
“Unë dua të qëndroj në këtë klub për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të zgjas qëndrimin tim, është gjithmonë një kohë e lumtur për mua, për familjen time. Ne jemi vendosur këtu, ne duam gjithçka për këtë klub futbolli dhe jam i kënaqur që udhëtimi po vazhdon”, ka shtuar më tej ai.
Që kur iu bashkua The Reds nga Hull City në verën e vitit 2017, Robertson e ka vendosur veten si një anëtar kryesor i ekipit kampion të Jürgen Klopp i cili ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube FIFA dhe Super Kupën UEFA.