Reagon OIK: Shtesat prej 60 eurove, ofenduese

Reagon OIK: Shtesat prej 60 eurove, ofenduese

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që të ndajë shtesa në vlerë prej 60 eurove për punonjësit shëndetësorë, raporton Gazeta “Enigma”.

E, për këtë vendim kanë reaguar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetesor.

Në reagim ata kanë thënë se kjo shumë për ta është ofenduese.

Madje, kanë kërkuar që të rishqyrtohet  kjo shumë e shtesave.

Reagimi i plotë:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetesorë është e indinjuar thellë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e shtesave në vlerë prej 60 eurove për punonjësit shëndetësorë.

Kjo shumë, pos tjerash është ofenduese për punonjësit shëndetësorë të cilët po punojnë në kushte shumë të rënda në përballje me virusin Covid 19.

Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të infermierëve dhe kjo qasje e Qeverisë vetëm shton nënvlerësimin karshi tyre dhe i kontribuon klimës së largimit të punonjësve shëndetësorë nga Kosova.

Si OIK kërkojmë nga institucionet që të rishqyrtojnë shumën e shtesave, të punojnë në motivimin e punonjësve dhe t’u ofrohen kushte më të mira të punës.

Related Articles