Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës Atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996.
Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, Dashmir Miftari dhe anëtarët Albert Kolonja, Besnik Miftari, Bekim Paçuku dhe Fitim Kasapi.
Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin e diasporës shqiptare dhe lidhjet e tyre me atdheun, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e vlerave kombëtare.
Kryeministri theksoi nevojën për investime të diasporës, që do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe do të krijonte mundësitë për kthim në vendlindje.
Delegacioni i shoqatës “Dibra” i dhuroi Kryeministrit Kurti një pikturë me portretin e arsimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare, Said Najdeni, të realizuar nga piktori Sabit Bocku, si dhe i bënë ftesë për të vizituar shoqatën.