Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila sot vendosi që të ndajë rreth 60 euro shtesa për punëtorët shëndetësorë.
Ai ka thënë se një mjek specialist anesteziolog, infektolog, pulmolog, dhe gjithë mjekët specialist tjerë, që përballen me punën më të vështirë në këtë betejë paguhen 659 euro.
Sipas tij, një mjek që paguhet kaq i cili shpëton jetë njerëzish e nuk ka asnjë luks, ka vetëm kritika e ofindime tash e 20 vjet nga pushtetarët që paguhen mijë e 400 euro.
Shkrimi i tij i plotë:
60 euro shtesa për shendëtësi
Tash e 16 muaj mantelbardhët janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID19.
Sa për informacion një mjek specialist anesteziolog / infektolog / pulmolog, dhe gjithë mjekët specialist tjerë, që përballen me punën më të vështirë në këtë betejë paguhen € 659!
Mbi €1400, në mesatare, është paga e Kryeministrit, ministrave dhe deputeteve dhe këta kanë lukse shtesë e orare me qejfe!
Paramendojeni, €659 mjeku i cili shpeton jetë dhe nuk ka asnjë luks por vetëm kritikë e ofendime tash e 20 vjet përballë pushtetarëve me €1400 që shesin mend!
60 euro shtesa
Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar ndarjen e pagesës shtesë neto 10% të pagës bazë, për punonjësit shëndetësor të sektorit privat, për muajt gusht, shtator dhe tetor në shumë prej 2.7 milionë euro.
“Kemi paraparë që të ketë një mbështetje dhe jo më pak se 60 euro, ato do të merren nga programi i rimëkëmbjes ekonomike dhe ndahen në kategorinë paga dhe shtesa”, ka thënë Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati