Edhe 85 inspektorë të rinj do të pranohen për mbikëqyrjen e masave anti-COVID në Kosovë

Edhe 85 inspektorë të rinj do të pranohen për mbikëqyrjen e masave anti-COVID në Kosovë

Zbatimi i masave anti-COVID, është mbikëqyrur nga 11 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit  dhe Veterinarisë, kështu duke i dyfishuar detyrat e tyre.

Numri i vogël i inspektorëve ka bërë që të ketë probleme për mbulueshmëri të kontrollës në Kosovë.

Kështu thotë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Për momentin, aktiv i kemi vetëm 11 inspektorë, sigurisht që numri i vogël paraqet problem për mbulueshmëri me kontrolle në gjithë territorin”, tha ai.

Megjithatë, Thaçi tha se kërkesa për pranimin e inspektorëve është bërë në Ministri të Shëndetësisë.

E nga ky dikaster thanë se konkursi veçse është mbyllur, ku treguan për se 85 inspektorë do të pranohen për afat 3 mujor.

“Konkursi për aplikim të kandidatëve për rekrutimin e 1,116 punonjësve për afat 3 mujor, ku përfshihen edhe 85 inspektorë, është mbyllur dje. Tash do të zbatohen procedurat e tjera të vlerësimit të aplikacioneve për përzgjedhjen e kandidatëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja, kështu duke i anuluar dasmat, ahengjet dhe mbylljen e klubeve të natës.

Po ashtu është marr vendim që gastronomia të shkurtoj orarin e punës deri në ora 22:30.

Related Articles