Milani do të paraqitet në këtë edicon në Ligën e Kampionëve pas një mungesa prej shtatë vjetësh.
“Kuqezinjtë” munguan në shtatë sezonet e fundit të këtij kompeticioni duke mos arritur të kualifikohen pasi ekipi ishte në tranzicion dhe duket se më në fund janë këndellur.
Skuadrën që drejtohet nga trajneri, Stefano Pioli mund ta pret “ferri” në fazën e grupeve.
Milani ndodhet në vazon e fundit, atë të katërtën dhe mund të përfundojë në “Grupin e Vdekjes”.
Kësisoj, “Rossonerëve” iu nevojitet edhe fati në short për një grup të lehtë që jep shpresë për kalim të saj.
Kujtojmë se Milani është skuadra e dytë me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve, gjithsej shtatë.