Gjyqtaret e javës së dytë në Superligën e Kosovës, Dardan Çaka gjykon në derbi

Gjyqtaret e javës së dytë në Superligën e Kosovës, Dardan Çaka gjykon në derbi

Java e dytë në elitën e futbollit kosovar, do të startojë ditën e shtunë.

Tanimë janë caktuar edhe zyrtarët e pesë ndeshjeve të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Të shtunën zhvillohen dy ndeshje, ku Driuta pret Llapin në ndeshjen kryesore të kësaj dite dhe gjyqtar do të jetë Vigan Iberdemaj me ndihmësit Imran Kabashi dhe Gzim Mehmeti.

Takimi tjetër i ditës së shtunë zhvillohet mes Ulpianës dhe Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Padyshim që derbi më i madh i kësaj xhiro është ai mes Prishtinës dhe Ballkanit që do të zhvillohet në kryeqytet.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në këtë kryendeshje, me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa Visar Kastrati me Elvis Bicajn do të jenë në VAR.

Të gjitha takimet e Superligës së Kosovës këtë javë zhvillohen me fillim nga ora 17:00. 

Related Articles