Ish-kapiteni i Shqipërisë, është nderuar nga UEFA. Lorik Cana do të asistojë në tërheqjen e goglave gjatë shortit të Ligës së Konferencës.
Cana është ftuar nga UEFA që të jetë prezent në shortin që hidhet sot nga ora 13:00 në Stamboll të Turqisë.
Ky është një kompeticion i sapo-formuar nga UEFA, niveli i tretë evropian për klube pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj 2022, ndërsa Cana është emëruar “Ambasador i Finales”.