Pothuajse çdo kosovar e di që duhet bërë gati 10 euro kur të afrohet tek kufiri Serbi-Kosovë për të shmangur pritjet disa orësh, shkruan DW.
Kjo bën që miliona euro në vit të shkojnë në xhepat e policëve të korruptuar. Megjithatë kosovarët që kanë folur për DW besojnë se një gjë e tillë s’është e motivuar politikisht.
“Ata na i marrin nga 10 euro, unë provova t’ia japë pesë (një polici kufitar), por ai më tha ‘nuk mjaftojnë”, kështu i ka thënë DW një person nga zona e Prishtinës.
“Nuk është shumë, por s’është gjë e mirë. Sa mendon që fitojnë ata duke marrë në këtë mënyrë”, shton ati tutje.
Disa herë policët që kontrollojnë dokumentacionet kërkojnë para, dhe disa herë njerëzit vendosin paratë në pasaportën e tyre.
Dikush në ‘twitter’ ka shkruar se ata që refuzojnë të paguajnë nga 10 euro mund të përballen me disa orë pritje.
Radha në kufirin serb përpara hyrjes në Republikën e Kosovës ndahet në dy rreshta, në ata që kanë paguar dhe ata që s’kanë paguar.