Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar 870 kandidatët për asamble dhe 27 kandidatët për kryetar komunash nga LDK-ja, për certifikimin nga ana e KQZ-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai u ka bërë thirrje atyre që të garojnë drejtë dhe me dinjitet.
“Nga këtu, të 870 kandidatëve tanë të certifikuar sot për asamble, e të 27 kandidatëve për kryetarë komunash, u uroj fat e shëndet. Garoni drejtë, shërbeni me dinjitet.
Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.