Roma dhe Javier Pastore kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës të mesfushorit argjentinas.
Pastore erdhi në ekipin italian në 2018 dhe që atëherë ai ka luajtur vetëm 37 ndeshje për klubin.
Ai ka shënuar 4 gola, ndërsa dëmtimet e shumta bën që të mos tregojë vetëm te Roma.
Argjentinasi ka luajtur për klube si Palermo dhe Paris Saint-Germain në Evropë.
Ende nuk është bërë e ditur se në cilin klub do të vazhdojë karrierën Pastore.