Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Bliken, e ka quajtur kapitull të ri largimin e trupave ushtarake nga Afganistani.
Ai ka thënë se këtij kapitulli SHBA do t’i prijë me diplomaci.
“Fluturimet ushtarake amerikane kanë përfunduar dhe trupat tona janë larguar nga Afganistani. Një kapitull i ri i angazhimit amerikan në Afganistan është hapur, atij të cilit do t’i prijmë me diplomacinë tonë”, është shprehur Blinken.
“E kemi një plan për atë që do të pasojë, dhe atë do ta fusim në zbatim”.