Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.
Me këtë rast, kreu i Kuvendit Konjufca, pasi i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij përfaqësuesit nga Belgjika, e njoftoi atë për punën dhe angazhimet e Kuvendit.
“Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë”
“Në vijim të takimit, kryekuvendari Konjufca, çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.
Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij.