Kryetar i i NismaSocialdemokrate Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia.
Sipas tij fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me COVID ku edhe numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm.
Limaj ka thënë se si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.
Reagimi i plotë:
Të nderur qytetarë,
Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me COVID.
Numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm.
Por, si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.
Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor.
Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet.
Fatmir Limaj