Kosova të enjten zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” do të jenë mysafirë të Gjeorgjisë, sfidë e cila fillon nga ora 18:00.
Tashmë janë caktuar gjyqtarët derisa drejtësia iu është besuar arbitrave nga Ukraina.
Gjyqtarët e deleguar nga UEFA: Semen Shlonchak UKR, Oleksandr Zhukov UKR, Vitaliy Romanov UKR.
Ndryshe, selektori Chalanders ka ftuar mbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqi, i cili i është bashkuar skuadrës.
Ai eshte ftuar per tri ndeshjet e shtatorit me Kombetaren A, dhe ka qenë pjesë e stërvitjes së dytë që Dardanët e kanë mbajnë në “Fadil Vokrri”, para nisjes për në Gjeorgji.