Zyra për Informim në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka njoftuar se ky institucion i Arsimit të Lartë, me programe e tij, si Fakulteti i Edukimit, ai i Shkencave Kompjuterike dhe Fakulteti i Shkencave Aplikative, ka mbajtur sot provimet pranuese të studimeve bachelor, për vitin akademik 2021/2022.
Për të parë nga afër këtë proces, menaxhmneti i Universitetit, ka vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa të gjithë kandidatëve u kanë dëshiruar suksese.
Në UKZ u mbajtën disa nga provimet pranuese, nesër vazhdon testimi për aplikuesit tjerë https://www.uni-gjilan.net/lajmet/ne-ukz-u-mbajten-disa-nga-provimet-pranuese-neser-vazhdon-testimi-per-aplikuesit-tjere/Posted by Universiteti “Kadri Zeka” University on E martë, 31 gusht 2021
Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, është shprehur i kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij Universiteti.
Është bërë e ditur poashtu se në këtë institucion, sikurse edhe në të gjitha institucionet e arsimit të lartë nëpër Universitete Publike, procesi i provimit pranues do të vijoj edhe gjatë ditës së nesërme, konform me rekomandimet e institucioneve për menaxhimin adekuat të situatës së rënduar me pandeminë.
E rrjedhën e afatit të parë të provimit pranues e kanë vlerësuar edhe kandidatët potencial për t’u regjistruar në këtë institucion, të cilët vijnë kryesisht nga Rajoni i Anamoravës e më gjërë, por edhe nga Lugina e Preshevës, ndonëse në numër më të vogël.
Për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik, provimi pranues do të mbahet nesër, më datë 01.09.2021, e më së voni deri më datë 02.09.2021, në ora 16:00 do të bëhet shpallja e rezultateve preliminare, në ndërkohë është paraparë edhe periudha e ankimimit. Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare, thuhet ne njoftim.