Uragani “Ida” lë pas dëme të konsiderueshme

Uragani “Ida” lë pas dëme të konsiderueshme

Mijëra persona kanë mbetur në qiell të hapur dhe po strehohen në qendrat e evakuimeve, pasi erërat e fuqishme u kanë shkatërruar shtëpi, prona e gjithçka kishin në Luiziana.

Më tepër se 1 milionë banorë, çereku i popullsisë së gjithë shtetit federal vijojnë të jenë pa energji elektrike nga dëmtimi i rëndë i linjave të transmetimit. Dëmi ekonomik përllogaritet në miliarda dollarë.

Banorët vendas thonë se Ida e bëri Katrinën e vitit 2005, të duket si një fllad vere për nga shkatërrimet edhe pse për nga numri i viktimave nuk krahasohet fare.

Fuqia e uraganit ka rënë në rreth 110 kilometra në orë nga rreth dyfishi që ishte kur goditi brigjet e Luizianës. Aktualisht vorbulla po përshkon territorin e Tenesisë.

Bilanci i viktimave është thelluar në të paktën 4, ndërsa me dhjetëra numërohen të plagosurit.

Related Articles