Numri i vktimave nga përmbytjet në New York dhe New Yeresy po shkon duke u rritur.
Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e stuhive dhe uraganit Ida që goditën një pjesë të SHBA-së.
Një burrë 50 vjeç, një grua 48 vjeçe dhe një djalosh 2 vjeç u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes në rezidencën e tyre në Rrugën 64, pasi policia, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, i gjeti ata pa vetëdije dhe pa shenja jete.
Ndërsa, në New Jersey, kryebashkiaku Hector Lora i tha CNN se trupi i një burri të moshuar, afër të 70-ve, u nxor nga uji pasi vetura e tij ishte përmbytur. Sipas tij, zjarrfikësit bënë gjithçka për ta shpëtuar, por s’arritën.
Zyrtarët po u kërkojnë banorëve të kontrollojnë fqinjët e tyre derisa po fillojnë përpjekjet për pastrim.
Presidenti amerikan Joe Biden pritet që t’i adresohet kombit më vonë për dëmet e shkaktuara nga uragani Ida.