Kosova avancon me rezultat minimal në pjesën e parë, me një autogol të shënuar në minutën 19’ ku ishte i përfshirë Vedat Muriqi.
Kosova ka zhvilluar lojë mjaft të bukur për sy në pjesën e parë të takimit, duke shënuar në minutën 18’ për avantazhin 1 – 0, ku ishte i përfshirë shpresa e vazhdueshme e repartit ofansiv të Kosovës, Vedat Muriqi, në autogolin e shënuar në portën vendëse, për të krijuar avantazhin fillestar, shkruan Gazeta Enigma.
Ndryshe, ndeshja është zhvilluar kryesisht në mesin e fushës, me dominim të lehtë të ekipit të Kosovës, e cila disa herë ka organizuar e ndërvepruar mjaft bukur, për të lënë përshtypje mjafty pozitive në këtë duel.
/Gazet Enigma/