Manchester United e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të veshë fanellën ikonike me nr.7 në rikthimin e tij në “Old Trafford”.
Ylli portugez mbante numrin e fanellës legjendare gjatë periudhës së tij të parë në United dhe tani është konfirmuar se Ronaldo do ta ketë përsëri këtë numër.
Në gjashtë sezonet e tij të para në Man Utd, midis 2003 dhe 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola, duke fituar nëntë trofe, përfshirë tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo do të veshë përsëri nr. 7 për United, siç bëri midis viteve 2003 dhe 2009.
???????????? it's official ????
7️⃣ @Cristiano#MUFC | #RonaldoReturns— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2021
Siç e dimë të gjithë, nr. 7 është një numër i veçantë në historinë e United. Më parë ishte veshur nga ikonat e klubit si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe David Beckham.
Ronaldo trashëgon numrin nga Edinson Cavani, i cili e veshi fanellën sezonin e kaluar, por edhe në fitoren ndaj Ëolverhampton Ëanderers fundjavën e kaluar.
El Matador ka marr fanellën me nr.21, të njëjtin numër që mban për ekipin kombëtar të Uruguait.