Arrijnë në Shqipëri mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer

Arrijnë në Shqipëri mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Shqipëri pak minuta më parë kan arritur 31,590 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”.

1 milion e 950 mijë vaksina kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa deri më tani kryer në total 1,485,250 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Prej tyre 648,637 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

Muaji Shtator do të jetë i hapur për vaksinimin, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.

Related Articles