Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka decertifikuar kandidatin për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën nga radhët e PDK-së.
Bashotës para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë për mosdeklarim të pasurisë, përveç Bashotës është decertifikuar dhe një kandidat për asamble komunale.
Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike, tha se me 1 shtator kanë pranuar aktgjykimin e gjykatës për këtë rast.
“Me 1 shtator e kemi pranuar një aktgjykim ndaj dy kandidatëve që kanë qenë të certifikuar në komunën e Klinës, fjala është për Sokol Bashotën dhe rekomandojmë që këta dy kandidatë të decertifikohen”.
Vërtetimi i dënimit për mosdeklarim të pasurisë nga Gjykata e Apelit, i ka dalë pengesë ish-kryetarit të Klinës, në qëllimin për rimarrjen e pushtetit në atë komunë.