Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzuesin e shortit për renditje të subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin për zgjedhjet lokale, raporton Gazeta “Enigma”.
Ylli Buleshkaj, nga Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikimin tha se si hap i parë është zyrtari i sekretariatit tërheq një top me emrin e subjektit politik, pastaj del përfaqësuesi i subjektit politik i cili e tërheq numrin për subjektin e tij.
KQZ-ja ka marr vendim që numrat e subjekteve të janë mbi numrin 101 për subjektet politike në garë për kryetar komune dhe asamble komunale.