Delegohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Greqi në “Fadil Vokrri”

Delegohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Greqi në “Fadil Vokrri”

Greqia do të jetë kundërshtari i radhes i Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Organi më i lartë i futbollit, UEFA, ka vendosur edhe gjyqtarin e këtij takimi dhe asistentët e tij.

François Letexier do të jetë gjyqtari kryesor me asistentët Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Gjyqtari i katërt në këtë takim është caktuar Jeremy Stiant derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.

Ky takim do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related Articles