Në Zelandë të Re, vendim i pazakonshëm i supermarketit: Po heqim thikat dhe gërshërët nga raftet

Në Zelandë të Re, vendim i pazakonshëm i supermarketit: Po heqim thikat dhe gërshërët nga raftet

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se shtatë persona u plagosën në një sulm terrorist nga një militant islamik në një qendër tregtare në Auckland.

Tre persona janë në gjendje kritike, konfirmoi e para e qeverisë zelandeze.

Ardern dha më shumë detaje rreth sulmuesit, kur policia e vrau atë të premten, menjëherë pasi ai filloi një festë të përgjakshme, por ai nuk mund të publikonte emrin e tij për shkak të urdhrit të gjykatës.

Ndërkohë, supermarketi “County Down” njoftoi sot se hoqi thikat dhe gërshërët nga raftet, një ditë pas sulmit.

“Ne kemi marrë vendimin për të hequr përkohësisht të gjitha thikat dhe gërshërët nga raftet derisa të shqyrtojmë nëse do të vazhdojmë shitjen e tyre. Ne duam që ekipi ynë të ndihet i sigurt kur vjen puna te puna, veçanërisht pas ngjarjes së së Premtes”, tha Kiri Hanfin, menaxheri i sigurisë së Countdown.

Ndryshe, sulmuesi që për frymëzim kishte ISIS-in, ishte tash e sa vite nën vëzhgimin 24 orësh të policisë, por që në një moment iu shpëtoi nga syri policëve dhe sulmoi me thikë disa klient në market.

Related Articles