‘Bisha’ Haaland vazhdon me gola dhe rekorde – shënon në fitoren e Norvegjisë që udhëheq grupin

‘Bisha’ Haaland vazhdon me gola dhe rekorde – shënon në fitoren e Norvegjisë që udhëheq grupin

Vlera e Erling Haaland vazhdon të rritet, pasi sulmuesi i ri vazhdon të gjejë rrjetën dhe e fundit erdhi në fitoren e Norvegjisë të shtunës kundër Letonisë me rezultat 2-0.

Golat nga Haaland dhe Mohamed Elyounoussi bën që Norvegjia të marr tre pikët.

Haaland shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për epërsinë e norvegjezëve.

Është pothuajse e pamundur të ndalosh sulmuesin që të gjejë rrjetën në çdo ndeshje, ku edhe këtë sezon ka arritur të shënojë tetë herë në të gjitha ndeshjet për klubin dhe vendin e tij.

Me Borussia Dortmund ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në pesë ndeshje, ndërsa me kombëtaren ka rekord fantastik pasi ka shënuar 9 gola në 14 paraqitje (askush si ai në Norvegji).

Haaland vazhdoi të rrezikonte portën e Letonisë, edhe pas penalltisë, por nuk kishte fat dhe nuk shënoi më shumë, para se të largohej nga loja në minutën e 88-të.

Related Articles