Portieri i Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19

Portieri i Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj ka testuar pozitiv me COVID-19 dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri Bajram Shala.



Sipas Shalës, portieri i Tiranës, fatmirësisht është mirë me shëndet dhe së është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Ai është nën kujdesin e stafit mjekësor për çfarëdo që ai të ketë nevojë.

Rrahmani, Bekaj Fazliji (Foto: FFK)

Kjo nënkupton që ai do të humbasë ndeshjen ndaj Greqisë, megjithatë ai do të ketë një shans për ndeshjen ndaj Spanjës, varësisht prej testit të radhës se si do të rezultojë.

“Portieri Visar Bekaj ka rezultuar pozitiv. Sot kremi pranuar rezultatet e testeve. Ai po ndihet mirë por duhet të pritet për testin e radhës për të parë se si do të testojë ai për ndeshjen kundër Spanjës”, ka përfunduar Shala.

Kosova nesër nga ora 20:45 do të luajë kundër Greqisë.

Related Articles