Edhe në Amerikën Jugore, sikurse në Europë e gjetiu, janë duke u zhvilluar në këtë fazë ndeshjet kualifikuese për botërorin e radhës “Katar 2022”.
Pa dyshim se takimi në mes të kariokëve të Brazilit dhe Argjentinës së promovuar kampione këtë vit në kontinentin e Amerikës së Jugut, pritet me shumë interesim në botën e futbollit.
Yje të mëdha do të jenë përballë njëri-tjetrit, me dy protagonistë të PSG-së në anë të ndryshme, Lionel Messi në njërën anë dhe Naymar në anën tjetër, të cilët pritet të dhuroj spektakël të madh. Kjo për faktin se situata aktuale në tabelë e gjenë Brazilin në pozitë shumë më të favorshme se Argjentinën, pasi kryeson me 21 pikë nga 7 ndeshje të zhvilluara, të gjitha të fituara.
Ndërsa Argjentina në anën tjetër është përcjellëse e saj e parë në pozitën e dytë, me gjithësej 15 pikë të tubuara deri në këtë fazë, kur janë zhvilluar 7 ndeshje reciproke mes ekipeve përfaqësuese.
Edhe pse që të dy skuadrat konsiderohen favorite për të siguruar kualifikimin në njërin nga pesë pozitat e para që e shpie në Kampionat Botëror, ndeshjet mes këtyre dy reprezentacioneve kanë shumë më shumë jehonë sesa një takim i rëndomtë. Kjo pasi rivaliteti mes tyre i ka përcjellur ndër vite e dekada, dhe se fitorja në çdo takim është imprerativ i vetëm, shkruan Gazeta Enigma.
Tabela aktuale:
- Brazili —————-– 21
- Argjentina —————-– 15
- Ecuador –—————- 12
- Uruguai ——————–9
- Kolumbia ——————–9
- Paraguai ——————-7
- Chile —-–————-6
- Bolivia ——————-6
- Peru ——————–5
- Venezuela ——————-4