Shqipëria nuk ia ka dalë të avancoj në pjesën e parë të takimit ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”, përkundër disa rasteve, të cilat nuk u shfrytëzuan në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kombatërja kuqezi ka qenë aspak inferior, duke sulmuar në vazhdimësi portën hungareze, duke krijuar madje disa raste shënimi, ku veçohet ai i Marash Kumbullës në minutën 28’, I cili dështoi nga afërsia portën e zbraztë.
Ndërsa rast për të kaluar në avantazh patën edhe mysafirët në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një krosimi pati një devijim I cili shkaktoi huti para portiës vendëse, dhe vet portierit Etrit Berisha.