Vendimi i Qeverisë që për të hyrë në Kosovë çdo qytetar duhet të ketë certifikatë që është vaksinuar ose test për coronavirus ka shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve në kufirin me Shqipërinë.
Shumë qytetarë nga Kosova që po kthehen në shtëpi pas pushimeve në bregdetin shqiptarë po përballen me procedura në kufi.
Atyre iu është kërkuar dëshmia e vaksinimit ose testi RT-PCR, i kryer jo më larg se në 72 orët e fundit.
Situata problematike po vazhdon nga momenti kur kanë hyrë në fuqi masat e reja në Kosovë.
Kujtojmë që nga e hëna, edhe Shqipëria do të zbatojë masat e njëjta kufizuese, pasi ditëve të fundit ka pasur raste të shtimit të rasteve me coronavirus.