Muharrem Jashari ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Spanjës

Muharrem Jashari ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Spanjës


Kosova të mërkurën zhvillon ndeshjen ndaj Spanjës në “Fadil Vokrri”.

Në këtë takim pritet të jetë edhe futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari.

Sipas burimeve të Gazeta “Olle” për shkak se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do të mungojnë, Challandes e sheh si opsion mesfushorin e “Intelektualëve”.

Kujtojmë se Jashari kishte paraqitje të jashtëzakonshme me Dritën në Conference League.

Dardanët arritën fitore ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, ndërsa barazuan me Greqinë në Prishtinë.

Ndeshja ndaj Spanjës do të jetë e fundit për muajin shtator, në kuadër të Grupit B të eleminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Related Articles