Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka reaguar pas incidentit që ndodhi në ndeshjen Brazil-Argjentinë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Ndeshja u ndalua nga autoritetet braziliane, pasi katër futbollistë argjentinas që vinin nga Anglia nuk iu kishin përmbajtur rregullave të karantinës.
Edhe pse autoritetet nuk i përmendën me emra lojtarët, bëhet fjalë për lojtarët që luajnë në Premierligë, Emiliano Buendia dhe Emiliano Martinez të Aston Villas dhe Giovani lo Celso dhe Cristian Romero të Tottenhamit.
Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar FIFA që ka thënë se do të merret një vendim për këtë rast.
“FIFA’s i vjen keq për skenat që çuan në pezullimin e ndeshjes midis Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset CONMEBOL për Kupën e Botës 2022, e cila pengoi miliona tifozë të shijojnë një ndeshje midis dy prej kombeve të rëndësishme të futbollit në botë. Raportet e gjyqtarëve të ndeshjes i janë dërguar FIFA -s. Ky informacion do të analizohet nga organet përkatëse disiplinore dhe një vendim do të merret në kohën e duhur”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.