Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,520 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dënuar edhe 1,294 qytetarë për mosrespektim të rregullave të trafikut.
Në raport bëhet e ditur të hënën ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 13 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Po të hënën janë arrestuar 27 persona, 15 në mbajtje, 3 në vuajte të dënimit.