Kanë mbetur 24 orë nga ndeshja historike kundër Spanjës, ndërsa Kombëtarja e Kosovës do të përballet edhe me një sfidë tjetër, atë shëndetësore.
Në fillim të konferencës u konfirmua se futbollisti Visar Bekaj ka dalë pozitivë me COVID, pas pranimit të testeve të sotme.
Lajmi është konfiormuar nga zyrtarë të FFK-së dhe vet selektorit Bernard Chalanders.
“Ai është mirë me shëndet porse mbetet i izoluar për shkak të domosdoshmërisë së masave që duhet ndërmarrë në harmoni me rekomandimet e institucioneve përgjegjëse të shëndetësis. Bekaj është nën kujdesin e vazhdueshëm të ekipit mjekësorë dhe do të mbetet vazhdohet me kujdes permanent deri në testin e radhës”, u tha në konferencën e sotme me gazetarë.