Oda e Hotelerisë kërkon heqjen e orës policore dhe zgjatjen e orarit të punës në gastronomi

Oda e Hotelerisë kërkon heqjen e orës policore dhe zgjatjen e orarit të punës në gastronomi

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’i lehtësojë masat antiCOVID dhe bizneseve t’ua mundësojë që të punojnë deri në orën 23:00.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat nuk do të lehtësohen pas 13 shtatorit.

OHTK ka kërkuar që të largohet edhe kufizimi i lëvizjes.

“Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe antarët e saj, kërkojnë që nga data 13 shtator të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve”

“Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektoret e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektore të jenë të hapura deri në orën 23:00”.

Related Articles