Tri ditë zie në të gjithë territorin e Maqedonisë veriore janë shpallur pas ngjarjes tragjike në Spitalin e Tetovës, transmeton Gazeta “Enigma”.
Flamuri i Republikës së Maqedonisë Veriore është ngritur në gjysmështizë.
Ekipeve vendase të hetimit në terren, për dy ose tre ditë do t’u bashkohen edhe ekspertë të huaj. Vendimin e mori Qeveria.
“Janë shpallur tre ditë zie brenda qytetit tonë dhe në të njëjtën kohë, deri sa të merren të gjitha informacionet e tjera zyrtare, nga fondi emergjent i komunës së Tetovës do t’u ndihmohet familjeve që kanë pasur këtë gjëmë të madhe.”- deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.
Mes tjerash do të përcaktohet edhe se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve.
Ditë zie shpalli edhe Komuna e Tetovës./Gazeta Enigma.