Sot është arrestuar nga një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve, dyshohet për 15 raste të tilla, shkruan Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Gazetën “Enigma”.
“Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.
Tuje ajo ka bërë të ditur se puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku sipas saj pas marrjes së disa veprimeve operative në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar.
Personi i dyshuar është J.H . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, shtoi Ahmeti./Gazeta Enigma/.