Drejtori i Atalantës shpërthen në protesta pas humbjes nga Fiorentina: Nuk ka logjikë që t’i anulohet goli i Gjimshitit

Drejtori i Atalantës shpërthen në protesta pas humbjes nga Fiorentina: Nuk ka logjikë që t’i anulohet goli i Gjimshitit

Atalanta ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A.

Skuadra nga Bergamo është mposhtur nga Fiorentina me rezultat 1-2, në një ndeshje ku u akorduan tri penallti, një për vendasit dhe dy për mysafirët.

Por pas ndeshjes, drejtuesit e Atalantës kanë shpërthyer në protesta në drejtim të gjyqtarëve, por edhe kanë kritikuar ashpër VAR-in.

Kjo për faktin se në minutën e 10-të të ndeshjes u anulua një gol i realizuar nga mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Drejtori i përgjithshëm i Atalantës, Umberto Marino ka shpërthyer pas ndeshjes, duke thënë se duhet të ia shpjegojë dikush të gjitha këto episode.

“Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime dhe diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve”, tha Marino.

Tutje zyrtari i skuadrës zikaltër ka deklaruar se nuk ka logjikë që të anulohet goli i Gjimshitit ndaj Fiorentinës, transmeton Telegrafi, përcjellë Gazeta “Enigma” .

“Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të MaeThle nëse ndaj Bolognes nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat”.

“Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë. Askush nuk thotë asgjë, edhe pse flitet shumë për komunikimin”, deklaroi Marino i indinjuar me ndarjen e drejtësisë. 

Related Articles