Prishtinasi ushtron dhunë ndaj gruas me të cilën është në proces të shkurorëzimit

Prishtinasi ushtron dhunë ndaj gruas me të cilën është në proces të shkurorëzimit

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i dhunës ndaj gruas. Sipas policisë një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën është në proces të shkurorëzimit, raporton Gazeta “Enigma”.

I njëjti ka shqetësuar viktimën edhe me mesazhe ofenduese.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 11.09.2021-14:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me te cilin është ne proces shkurorëzimi. Po ashtu i dyshuari në vazhdimësi është duke e shqetësuar viktimën me mesazhe ofenduese dhe nënçmuese. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma.

Related Articles