Armend Dallku ka komentuar barazimin pa gola mes Dukagjinit dhe Gjilanit në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina ishte mysafir asaj nga Gjilani, e që arritën të marrin një pikë të artë.
Dallku pas ndeshjes ka thënë se në bazë të shanseve që krijuan, mund të merrnin edhe tre pikë.
LEXO EDHE: Munishi: Ndeshje e fortë nga dy palët
“Në bazë të asaj që u krijua brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”, ka thënë strategu i Dukagjinit për Art Sport.
“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po behemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot poashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faul, as karton i kuq”.
“Arbitrat duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”, përfundoi Dallku.
Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh.