Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se asnjë nga kandidatët e tjerë për kryeqytetin nuk kanë eksperiencë në menaxhimin dhe konkretizimin e projekteve. Ky fakt sipas tij, e bën atë si kandidatin më të përshtatshëm për Prishtinën.
Rama ka thënë se gara për Prishtinën është e vështirë, por që është i bindur se do të dal i pari.
Si plan për katër vjet qeverisje, ka fuqizimin e fshatrave. Ai thotë se është një praktik që po përdoret nga shtetet Evropiane.
“Unë sa ma shumë që po takohem, sepse jemi në terren për arsye se kam qenë një figurë e panjohur për shumicën e qytetarëve të Prishtinës, mirëpo me takimet e shumta dhe informatat që po i marr po kuptojë thelbin e problematikës, mendoj se besimin e kemi fituar shumë e më shumë, edhe në bazë të numrave po tregojmë se ne do të jemi fitues të Prishtinës, pra unë do të jem kryetar i Prishtinës”.
“Unë mendoj që është euforia e Vetëvendosjes me të cilën ballafaqohemi, mirëpo në aspektin e kundër kandidatëve mendoj që të gjithë janë djem të mirë dhe të fushave të mira, mirëpo me të vërtetë mendoj që duhet me qenë një person i cili ka eksperiencë në aspektin e menaxhimit, në aspektin e kuptimit të qytetit e proceseve të projekteve në mënyrë që mos të mbesin gjërat si ide, e këtë e bëjë unë çdo ditë, kështu që nuk mendoj që nuk shoh ndonjë kundër kandidat që do të ishte në pozitë më të mirë se unë”.
“Gara për Prishtinë gjithmonë është shumë vështirë me kandidat serioz edhe unë e shoh si të tillë, mirëpo kam biseduar edhe më përpara që tash duhet të shikohet se qytetari i Prishtinës këtë garë do ta shikojë si garë të ideve, garë për njerëz që me të vërtet e duan Prishtinën”.
“Fshatrat, tash ne duhet dhe plani jonë është që t’i fuqizojmë fshatrat për arsye se politikat e Evropës janë të fokusuar në fuqizimin e fshatrave edhe aspekti koha e pandemisë na ka treguar që ne kemi me qenë dhe mundemi me krijuar e me zhvillu prej çfarëdo pike, e kemi një natyrë të mrekullueshme në komunën e Prishtinës, pjesa e Gollakut e cila ka pjesë dhe është natyrë spektakolare ku njeriu duhet të ketë akse në aspektin e agroturizmit, në aspektin e turizmit rural dhe ne t’i fuqizojmë këto zona dhe të krijojmë mundësi që të krijojmë punësim”.