Një person rreth 64-vjeç ka kryer vetëvrasje në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është konfirmuar nga raporti i Policisë së Kosovës, ku thuhet se mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
“Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.