Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me krerët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani lidhur me mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve.
Abdixhiku para mediave tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve. Tutje ai tha se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit.
I pari i LDK-së shtoi se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.
“Në situatën e tanishme, unë kam bërë një propozim për shkurtim të fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje nga AAK dhe PDK. Nuk kam marrë përgjigje nga Kurti. Ne kemi marrë vendim si LDK që do të ushtrojmë fushatë 5 ditë ose fare. Ne besojmë që një skenar për shtyrje t zgjedhje nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia. Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve dhe kjo është ditë e mirë për demokracinë”, ka thënë ai.
LEXO EDHE: Krasniqi pas takimit me Osmanin: Besoj se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, të pezullohet fushata
Kurse, Emilia Rexhepi nga komuniteti boshnjak ka thënë se janë për shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në pranverë. Ndërkaq Partia për Integrim e Ashkalinjëve është shprehur kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve./Gazeta Enigma.