Vajza nga Gjakova e sulmon me thikë nënën e saj

Vajza nga Gjakova e sulmon me thikë nënën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka sulmuar me thikë nënën e saj.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, në qytetin e Gjakovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare, nënën e saj”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

Related Articles