24 vdekje dhe 357 raste të reja me COVID në Kosovë

24 vdekje dhe 357 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 vdekje nga COVID, raporton Gazeta Enigma.

Nga 7 mijë e 27 testime, 357 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa janë shëruar 1 mijë e 498 pacientë.

Numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve janë dhënë 20 mijë e 144 doza.

Ndryshe, numri total i rasteve aktive është 15 mijë e 835.

Related Articles