President serb Aleksander Vuçiq i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
Vuçiq sot mori pjesë në një ngjarje ku u shpalosën armë dhe aparate ushtarake të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ushtrisë serbe.
Ai aty u pyet lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, shkruan Kossev.
Vuçiq u përgjigj se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje iracionale.
“Për të ndikuar në lëvizje iracionale është absolutisht e pamundur. S’mund të ndryshosh asgjë këtu”, tha Vuçiq.
Vuçiq sot do të takojë në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe